Skip to content

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një lokali, plagoset një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në urën e Ballistave në Vlorë, ku një automjet nën drejtimin e një të riu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me murin e një lokali.

Burime bëjnë me dije se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vijon…

/faxweb