Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.

Sipas burimeve për Report TV një makina ka përplasur një kalimtar, i cili është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.

Një makinë tip BMV me targa AA 469 SV ka përplasur një kalimtar, i cili duket se kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë i plagosuri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re