Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi në fshatin Peshkëpi, ndërsa në aksident u përfshinë disa automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 2 ambulanca, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital. Nuk dihet ende gjendja tyre shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe zbulimin e shkaqeve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re