Skip to content

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen 6 persona, shoferi taksist dyshohet i dehur

Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në fshatin Nartë të Vlorës.

 

Një mjet i llojit ‘Benz’ taksi është përplasur me shtyllën.

 

Në brendësi të tij kanë qënë 5 veta së bashku me shoferin, mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.

 

Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Të palgosurit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet nën efektin e alkolit.