Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku makina ka përplasur një të mitur.

15-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.04.2022, te “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin B. Z., ka aksidentuar një shtetas të mitur 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re