Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ku një autobot me gaz është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, ndërkohë që trafiku në këtë aks është bllokuar për më shumë se 30 minuta.

Në pamje shihet se “Tayota” është dëmtuar totalisht si pasojë e përplasjes së fortë.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re