Skip to content

Aksident i sapo ndodhur/ Kamionçina përplaset me makinën, zbardhen detajet e para

Progetto senza titolo 37 11

Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të plagosur pasagjerja e mjetit tip “Golf”

E plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ku burime të siguruara thanë se nuk ka rrezik për jetën.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.