Skip to content

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit.

Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.  Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore