Skip to content

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina

22221 750x375 1

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.

Burimet mediatike bëjnë me dije se në total janë përfshirë 8 makina.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.