Tre persona janë plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Kavajë-Durrës.
Policia bën me dije se tre të plagosurit udhëtonin në njërin prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
