Skip to content

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej shoferëve.

I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe përcaktimin e të aksidentit.