Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Milot-Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për një aksident të trefishtë, ku janë përshirë një kamion, dy motomjete dhe një “Fuoristradë”.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona janë dërguar drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re