Një 30 vjeçare është lënduar këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndoshur në Kardhiq – Delvinë në Shijan.

Sipas informacioneve mësohet se një makinë tip “Range Rover” me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur  me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balili, 54 vjeç.

Si pasojë ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e  Fierit, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës   ku po merr ndihmën  e parë.

Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re