Një aksident ka ndodhur rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit.Tre mjetet: Renault me targa AA 681 RY,Volswagen me targa AB 452 BK dhe Audi AA 200 RU janë përplasur me njëra-tjetrën,duke qarkulluar në sense të këndërta.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar,ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e venngjarjes,për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve,në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re