Skip to content

Aksident i trefishtë në Fier-Patos, makina e efektivit të policisë përplas autobusin dhe një mjet tjetër

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fier-Patos në afërsi fshatit Portez.

Raportohet se makina e një efektivi policie është përplasur me një automjet tjetër dhe një autobus.

Për pasojë nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e rrethanave të saj.

/faxweb