Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Luzë në Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa raportohet për katër persona të plagosur.

Një mjet tip furgon ka godit nga pas një veturë, dhe kjo e fundit ka godit një tjetër mjet tip mikrobus me pasagjerë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve, ndërsa mësohet se janë transportuar për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko