Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 14, Korçë, janë përfshirë në një aksident tre mjete konkretisht, mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi j mjetit “Land Rover”, shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re