Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shëngjinit ku janë përfshirë 3 automjete e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e tyre, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet djhe rrethanat e aksidentit.

Aksi që lidh Lezhën me Shëngjinin në këtë periudhë të vitit është një nga më të ngarkuarit nga lëvizja e mjeteve, për shkak të pushuesve të shumtë që kalojnë pushimet në bregdetin e Shëngjinit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re