Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme  në Lezhë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ndërsa nga përplasja e tre automjeteve që drejtoheshin nga Valentin Doda, Sebastian Pervathi dhe Bardhok Marku, ky i fundit ka mbetur i plagosur.

 

 

Marku është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete.

 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi  i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re