Një aksident ka ndodhur në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën. Në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se si pasojë e përplasjes, një nga mjetet, ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.

Për shkak të aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjës.

Nuk ka pasur persona të lënduar në makinat e tjera të përfshira në aksident.

Nga hetimet parapake, shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re