Aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.

Dy automjete kane qenë me turistë të huaj. Pjesëtarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë ngelur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë.

Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford ka goditur automjetin tip Volksvagen e marre me qira nga familja franceze në Tiranë. E me pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jo lehtë pjesëtaret e familjes franceze 3 fëmijë dhe nëna e tyre te cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe pjesëtarë të familjes polake me gërvishtje të lehta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re