Skip to content

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur (FOTO)

ok 21

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës.

Tre automjete, mes të cilave edhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i mjeteve është rënduar ndjeshëm në të dyja kahët e rrugës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut.
Aksident i trefishtë në segmentin rrugor Lezhë-Milot, plagosen 3 persona