Të paktën 10 automjete, përfshirë një kamion dhe një makinë policie, janë përfshirë në një aksident zinxhir në Fushë-Kosovë.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 9:30 minuta te mëngjesit te kësaj te hëne. Sipas policisë së Kosovës, fatmirësisht nuk u shënuan viktima, por vetëm të lënduar, të cilët u transportuan me urgjence për në spital. Ndërkohë u shkaktua dëme materiale të mëdha.
 
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit, por nuk përjashton mundësinë e rrëshqitjes për shkak të motit të keq që ka përfshirë Kosovën ditët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re