Skip to content

Aksident me 16 të vdekur në Bullgari, vend në ditë zie

Bullgaria do jetë të hënën në ditë zie, pas një aksidenti që u morri jetën 16 personave e plagosi 26 të tjerë.

Tragjedia rrugore ndodhi në afërsi të Sofje, ku një autobus me turistë fundjave doli nga rruga dhe u përmbys, për shkaqe ende të panjohura.

Të gjithë ishin shtetas bullgarë nga një fshat, të cilët kishin ndërmarrë një udhëtim shëtitës.