Pesë persona kanë ngelur të plagosur në aksidentin  e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Lezhe-Laç.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Milotit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që dy prej të plagosurve të dërgohen në gjendje të rëndë drejt Tiranës, ndërsa 3 të tjerë për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

 

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re