Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Zvezdë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një karrocë që përdoret për bujqësi.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i karrocës, por sipas informacionit nga bluzat e bardha i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po zbardh rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re