Skip to content

Aksident me një të plagosur në Vlorë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marteje në Vlorë.

 

Aksidenti ka ndodhur në Shëtitoren bregdetare, ku dy automjet tip “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Si pasojë ka mbetur I plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve I cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

 

Sipas policisë aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.