Skip to content

Aksident me një të vdekur në Devoll, humb jetën 50-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Devoll ku një person ka humbur jetën. Sipas Faxnews një makinë me targa greke ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ajet Hoxha.

Mësohet se viktima është rreth 50-vjeç.

Viktima ka qënë në anë të rrugës kur është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb