Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Qafës së Lalarit në Fier.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku i pajetë ka mbetur shoferi i identifikuar si Qemal Kamberaj.

 

Po ashtu, pasagjeri Asllan Kajo ka mbetur i plagosur.

 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Mallakastër / Informacion paraprak

 

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re