Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan – Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj. Mësohet se víktimë ka mbetur një shtetas i seksit mashkull, që ishte duke udhëtuar me motor.

Víktima po ecte me motor, kur u përplas fatalisht nga një automjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjekë të Spitalit të Fierit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re