Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec – Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas. Një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re