Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit.

Viktima është shtetasi Rushit Rusi nga fshati Çerenec i Dibrës.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjoricë. Shoferi ka përplasur me makinë kalimtarin dhe është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur një kilometër larg Shupenzës, në drejtim të rrugës për në Maqellarë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur aksidentin tragjik me një viktimë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re