Katër automjete janë përfshirë në një aksident para pak minutash tek rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë.

Tre automjete kanë qenë duke ardhur në drejtime të ndryshme teksa një i katërt ka qenë i parkuar.

Makina e parkuar është Toyota që shihet në foto.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me urgjence në spitalin e Vlorës teksa dy vajza të cilat gjendeshin në një automjet tjetër kanë marrë dëmtime për shkak të përplasjes.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re