Një 77- vjeçar është përplasur për vdekje në Velipojë. Sipas policisë së Shkodrës aksidenti ka ndodhur paraditen e kësaj të diele, ku drejtuesi i një makinë përplasi të moshuarin që po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re