Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit në Tiranë.
Sipas uniformave blu shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Për fat të keq 26-vjeëari ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.