Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Laçit. Viktima është një person që po udhëtonte me biçikletë në drejtim të superstradës, ndërsa është goditur nga një trajler.

Nga përplasja e fortë viktima ka marrë plagë të rënda duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes kanë mëbrritur forcat e policisë dhe ekspertë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal. Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në komisariatin e Kurbinit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re