Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person.

Ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjet tjetër. Ndërkohë, po haset vështirësi për të nxjerrë viktimën nga mjeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re