Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes, punonjësi Bedri Dedej, ka ndërruar jetë në vendngjarje, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
