Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në vendin aksin rrugor Berat – Dimal në vëndin e quajtur “Stan”, Moravë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se Asqeri Agalliu 75 vjeç ka qënë duke kaluar rrugën për në krahun tjetër kur është përplasur nga automjeti tip ML me targa AA 034 CM i cili drejtohej nga shtetasi G. Z. Përplasja ka rezultuar fatale për viktimën i cili humbi jetën rrugës për në Spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sakaq policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re