Skip to content

Aksident me vdekje në aksin nacional Berat-Lushje/ Shoferi ia mbath nga vendi i ngjarjes

 

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje, në fshatin Polizhan.

Një 72-vjeçar, që ka qenë duke qarkulluar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë, që pasi e ka hedhur përtokë është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas, të cilët kanë njoftuar policinë.

72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.