Skip to content

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën kalimtari

900 0 1701116595xaksident naten 1 650x358 943

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të Portit.

Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 60 vjeç.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.