Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në Rromanat të Durrësit, ku një 41-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar që po kalonte në rrugë. Pas përplasjes, i moshuari, ende i paidentifikuar nga ndërruar jetë.

“Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re