Skip to content

Aksident me vdekje në Fier/ Përplasen tre mjete, humb jetën 33-vjeçari (Emri)

1762103147 ambulanca

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe me një motorr dhe si dëmtojnë përplasjet e drejtuesve të fortë i motorrit të identifikuar si Klajdi Hoxha, 33-vjeç, ka marrë dëmtime të rënda.

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe me një motor dhe si pasojë e përplasjes së drejtuesve të fortë i motorit të identifikuar si Klajdi Hoxha, 33-vjeç, ka marrë dëmtime të rënda.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur të mbijetojë plagët e marra.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilét po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.