Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re