Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”.

Një automjet tip “Benz”, që drejtohet nga një 22-vjeçar, është përplasur me një motomjet rreth orës 05:15. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari me iniciale G. A.

Ndërsa 22-vjeçari me iniciale Q. O., është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re