Mediat greke raportojnë se një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti në Patra. E.Çobaj, i njohur mes shokëve edhe si “Stelios” u përplas me makinën e drejtuar po nga një shqiptare teksa po lëviznin në rrugën “Othonos Amalias”.

Mësohet se makina me targa shqiptare e drejtuar nga një 48-vjeçare ka dalë nga një parking në anë të rrugës teksa Çobaj po vinte nga pas me motor duke e përplasur fillimisht në anë të makinës. Më pas ai humbi kontrollin e motorçikletës dhe u përplas në asfalt duke humbur jetën.

 

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.

Ndërkoh është shoqëruar në polici edhe drejtuesja e mjetit që aksidentoi Çobajn deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re