Skip to content

Aksident me vdekje në rrugën Butrint-Xarrë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën Butrint-Xarrë.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se ditën e djeshme në këtë aks rrugor në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në një kanal, ku si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë

Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale:

Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.

 

“”