Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Çukë-Fanar, Sarandë. Raportohet se një automjet tip “Hyundai” është përplasur me një motomjet, i cili ka rezultuar fatal për drejtuesin e këtij të fundit. Viktima nuk është identifikuar ende.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re