Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në kantierin e ndërtimit të ‘Rrugës së Arbërit’. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një makinë ka rënë në humnerë, ndërkohë që derimë tani raportohet për një person që ka humbur jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë nga ky aksident është identifikuar si Astrit Alla, 51-vjeç. Dyshimet e para janë se Alla po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij, dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar në këtë aksident.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re