Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30, ku automjeti me drejtues 24 vjeçarin me iniciale O. C., është përplasur me motomjetin me drejtues 23-vjeçarin me iniciale B. H., dhe pasagjer 18 vjeçarin me iniciale O. L. (dajë e nip).

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinjtë që udhëtonin në motomjet.

“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, informoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko